Donald Lu takon Ismail Kadarenë: Shkrimtar i madh dhe thesar kulturor

Donald Lu takon Ismail Kadarenë: Shkrimtar i madh dhe thesar kulturor

34
0
Shares

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare janë takuar të martën në mbrëmje për herë të parë mes tyre, që kur funksionari i lartë i Washington, ka marrë detyrën e tij në Shqipëri.
“Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë dhe një thesar kulturor për Shqipërinë. Ndihem i nderuar për mundësinë që mu dha për ta njohur nga afër,” thotë Ambasadori Lu.
Takimi u zhvillua ndërsa është konfirmuar që flamuri shqiptar do të valëvitet jashtë kongresit të Shteteve të Bashkuara, në Washington D. C. në nderim të Ismail Kadare. Ceremonia është traditë në Capitol Hill, për të nderuar kongresmenë dhe senatorë të shquar, por këtë herë do të jetë e veçantë, pasi do të nderojë një personalitet të shquar të kulturës së një vendi të huaj.
Ismail Kadare, kandidat për çmimin Nobel, i cili jeton prej vitesh mes Tiranës dhe Parisit, njihet si shkrimtari epokë në Shqipëri dhe më gjerë dhe si fitues i një serë çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Më i fundit është ai “Jerusalem Prize 2015”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY