Rodos, mbytet anija me rreth 200 emigrantë në bord

Rodos, mbytet anija me rreth 200 emigrantë në bord

49
0
Shares

Një anije me rreth 200 emigrantë në bord është mbytur ditën e sotme në ishullin Rodos në Greqi. Nga informacionet paraprake raportohet për tre persona të vdekur. Viktimat janë një burrë, një grua dhe një fëmijë, identitetet e të cilëve ende nuk dihen. Dyshohet se anija u mbyt pasi u përplas me shkëmbinjtë pranë bregut.
Ndërkohë, 57 persona janë shpëtuar, por mendohet se bilanci i viktimave mund të rritet në orët në vazhdim. Të mbijetuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mediat bëjnë me dije se shumë nga emigrantët dolën në breg me not para se anija të fundosej. Dhjetëra policë dhe forca vullnetare kanë shkuar për të shpëtuar emigrantët. Autoritetet vendase dyshojnë se ka më shumë viktima. Ende nuk dihet i saktë numri i pasagjerëve që ndodheshin në anije.
Kjo është tragjedia e dytë detare në më pas se 48 orë, pas asaj në kanalin e Sicilisë, ku një tjetër anije me rreth 950 persona në bord, u mbyt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY