KLD nis verifikimin e vendimit të gjykatës për pafajësinë e Arben Frrokut

KLD nis verifikimin e vendimit të gjykatës për pafajësinë e Arben Frrokut

33
0
Shares

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis verifikimin për vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj Arben Frrokut. KLD pranon kërkesën e Prokurorisë për verifikimin e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda
“Do shqyrtojmë kërkesën për pafajësinë e Arben Frrokut. Ka vend për verifikimin e ankesës së Prokurorisë për Arben Frrokun”, thuhet në njoftimin e KLD-së të bërë publik sot.
Më 3 prill 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda hodhi poshtë pretencën për deklarimin fajtor të Arben Frrokut për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt dhe dënimin e tij me burg përjetë dhe e shpalli të pafajshëm.
Nga ana e saj prokuroria ka apeluar vendimin. Kërkesa për apelimin e vendimit është e bazuar në dy dëshmi të rëndësishme që sipas Prokurorisë vërtetojnë akuzën e ngritur ndaj Arben Frrokut.
Dëshmitari i mbrojtur dhe një çift që pretendon se ka parë vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt janë provat që paraqet akuza, mbi bazën e të cilave Prokuroria kërkon dënimin me “burg përjetë” për Arben Frrokun që la pak ditë më parë qelitë e paraburgimit.
Një zhvillimi i rëndësishëm në këtë çështje është dhe “zhdukja”e një nga dëshmitarëve të akuzës.
Ylli Memia, ish-gardisti që dëshmoi për llogari të hetimit mbi vrasjen e komisar Dritan Lamajt, nuk është paraqitur në procesin penal në Gjykatën e Tiranës, ku akuzohet për dëshmi të rreme.
Stafuka është personi i dyte i cili është zhdukur pasi rezultoi se ishte autor i vjedhjes se makinës me te cilën është kryer vrasja e komisar Dritan Lamaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY