Eurodeputeti Plenkoviç: Sfidë për qeverinë, veprimet konkrete kundër krimit dhe korrupsionit jo...

Eurodeputeti Plenkoviç: Sfidë për qeverinë, veprimet konkrete kundër krimit dhe korrupsionit jo thjesht distancomi nga këto fenomene

38
0
Shares

Zëvendëskryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Andrej Plenkovic ka deklaruar, se Shqipëria nuk duhet të sjelle pengesa në rrugën e saj drejt anëtarësimit Europian. Sipas tij qeveria dhe opozita duhet të angazhohen për forcimin e shtetit ligjor, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas tij, “këtu ka një rëndësi të veçante linja që merr qeveria  dhe partitë politike jo vetëm duke u distancuar nga fenomene të tilla por duke vepruar konkretisht kundër tyre. Kjo është një sfidë e vërtetë e qeverisë dhe shoqërisë shqiptare në vitet që vijnë”.

Gjatë debatit për rezolutën për Shqipërinë, ju u ndalët te nevoja për të evituar kulturën konfliktuale politike në Shqipëri. Në ç’masë kjo marrëdhënie konfliktuale influencon imazhin  e vendit?
Së pari, si eurodeputet kroat dhe Zëvendëskryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, unë mbështes fort integrimin europian të Shqipërisë, statusin e  kandidatit dhe shpresoj që të arrihet në një shkallë të progresit, ku mund të flasim për hapjen e negociatave. Mendoj, gjithashtu se ç’ka do ta ndihmonte shume imazhin e vendit është ngritja në një nivel më të lartë të debatit midis mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri, në përputhje me standardet europiane dhe mënyrën se si partitë politike komunikojnë në Europë. Shpresoj që të arrihet progres në këtë.
 
Ndërkohë, edhe pse në rezolutën e Fleckenstein nuk u përfshinë çështjet e mprehta politike si ajo e Mark Frrokut, fakti është që për  fshehjen e kërkesës së ekstradimit të autoriteteve belge dha dorëheqjen shefi i policisë shqiptare dhe u arrestuan dy zyrtarë të Interpolit Shqiptar. Ju jeni njohur gjithashtu më parë me çështjen Doshi dhe ndërkohë flitet për një listë deputetësh me precedentë kriminalë në Parlamentin Shqiptar. Ç’mendoni për situatën politike në vend dhe çfarë impakti ka kjo për reformat e integrimit në vend?
Në këtë kuadër është shumë i rëndësishëm zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara nga Shqipëria për bashkëpunimin e ndërsjellë me shtetet anëtare. Shqipëria është  gjithashtu vend anëtar i Këshillit të Europës që ka një numër të madh konventash dhe marrëveshjesh për të përmbushur kërkesat e vendeve të tjera europiane veçanërisht kur ato janë të argumentuara mirë. Lidhur me perceptimin politik për vendin, duhet evituar të gjitha elementet që mund të dëmtojnë kredibilitetin e Shqipërisë si një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kjo bëhet përmes forcimit të shtetit ligjor, luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit. Këtu ka një rëndësi të veçante linja që merr qeveria  dhe partitë politike jo vetëm duke u distancuar nga fenomene të tilla por duke vepruar konkretisht kundër tyre. Kjo është një sfidë e vërtetë e qeverisë dhe shoqërisë shqiptare në vitet që vijnë.
 
Parlamenti Europian ndërmjetësoi marrëveshjen e dhjetorit për t’iu dhënë fund bojkotit të opozitës, ku përfshihet edhe dekriminalizimi. A mendoni se brenda paketës së dekriminalizimit çështja që duhet trajtuar me rëndësi, është mos-tolerimi i personave me precedentë kriminalë në listat e partive për të evituar që persona të kenë poste publike?
Kur persona të tillë  zgjidhen përmes një procesi zgjedhor, nuk ka mundësi tjetër përveç heqjes se imunitetit për t’ju nënshtruar një procesi gjyqësor. Por ajo që është esenciale në këtë drejtim, janë filtrat brenda partive politike dhe një monitorim shume i rreptë për të verifikuar se cilët janë kandidatët në listat e zgjedhjeve, nëse ata kanë precedentë apo të dhëna kriminale. Sigurisht që për persona që kane një  bagazh të tille, e vërteta, herët a vone del në shesh.
 
Shumica e amendamenteve të paraqitura për rezolutën për Shqipërinë kanë të bëjnë me shqetësimin për nivelin e lartë të korrupsionit, të krimit të organizuar dhe dobësinë e gjyqësorit për të luftuar korrupsionin edhe vetë brenda sistemit të drejtësisë. A është progresi në këto tre kriter,e nga pesë,e që duhet të përmbushë Shqipëria për hapjen e negociatave?
Është shumë e rëndësishme që të fillohet seriozisht me reformat e shtetit ligjor, të drejtave themelore, sigurisë dhe gjyqësorit, pasi këto janë kapitujt me delikatë të procesit të negociatave të anëtarësimit. Këto kritere janë ato që për Komisionin Europian dhe shtetet anëtare tregojnë nëse një vend funksionon siç duhet apo jo. Kroacia ka kaluar përmes këtij procesi. Janë kapitujt 23 dhe 24. Këto përbëjnë testin e vërtetë për kredibilitetin e një vendi. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY