Romana Vlahutin i shkarkoi gruan nga puna, Ditmir Bushati zemërohet me ambasadoren...

Romana Vlahutin i shkarkoi gruan nga puna, Ditmir Bushati zemërohet me ambasadoren e BE-së

218
0
Shares

Ministri i Jashtëm Ditmri Bushati është mërzitur me ambasadoren e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, pasi ajo me të marrë postin pushoi nga puna disa prej bashkëpunëtorëve të vjetër dhe një ndër ta ishte këshilltarja juridike që për koincidencë është gruaja e ministrit.
Ndërsa mediat e shkruara zbulojnë sot këtë fakt, mbetet ende e paqartë, nëse Vlahutin e pushoi zonjën Bushati për të shmangur një konflikt interesi apo për shkak të profesionalizmit të saj. Gjithsesi këtë gjë duket se nuk e ka kapërdirë ministri Ditmir Bushati, që njihet për një raport të fortë me gruan e tij. Por në rastin konkret bën sens edhe mëria. Nuk ka informacion sesi ka reaguar ministri Bushati, por burime private tregojnë se ata të dy, Vlahutin dhe Bushati nuk shquhen për ndonjë raport të ngushtë bashkëpunimi. Diplomacia, për vetë natyrën e profesionit nuk lejon të dalin në pah krisje të tilla, por dukshëm një raport i tillë nuk i duhet në këto momente Shqipërisë.
Ndërsa rruga drejt Europës për Shqipërinë është në fazat e saj më të rëndësishme, një incident që mund të konsiderohet paksa banal, e bën edhe më të vështirë komunikimin politik midis Bushatit dhe të dërguarës së BE, në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY