Grada e pamerituar, dënohet me 30 mijë lekë gjobë Kundëradmiral Kristaq Gërveni

Grada e pamerituar, dënohet me 30 mijë lekë gjobë Kundëradmiral Kristaq Gërveni

107
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 30 mijë lekë gjobë ish-atasheun tonë ushtarak në NATO, Kristaq Gërveni. Prokuroria kishte kërkuar 6 muaj burg për Gërvenin, por gjykata vendosi ta dënojë atë me gjobë.
Kundëradmiral Gërveni akuzohej për “pranimit të favoreve nga ushtaraku”.
Kallëzimi ndaj Kristaq Gërvenit është bërë në qershor të vitit të kaluar nga zyra juridike e Ministrisë së Mbrojtjes, ku sipas informacionit të paraqitur në prokurorinë e Tiranës përdorimi i gradës “Admiral” është zbuluar në rastin e takimit të 170-të të shefave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere të zhvilluar në selinë e Aleancës në Bruksel.
Kristaq Gërveni ka qenë edhe një ndër negociatorët e paktit detar me Greqinë, çështje edhe kjo e cila po hetohet nga ana e Prokurorisë. Kundëradmiral, Gristaq Gërvrni u lirua nga detyra në prill të vitit të kaluar me dekret të Presidentit Nishani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY