Qetësi “pas furtunës”, në shtëpitë e dy deputetëve Doshi dhe Frroku

Qetësi “pas furtunës”, në shtëpitë e dy deputetëve Doshi dhe Frroku

479
0
Shares

Ndërsa ka qenë nën vëzhgimin e dhjetëra kamerave dhe gazetarëve si dhe pas kontrollit të imtësishëm të policisë menjëherë pas shoqërimit të deputetit Tom Doshi të premten nga policia, sot në shtëpinë e Doshit nuk ka pasur asnjë lëvizje. Gjithçka ka qenë e qetë dhe asnjë prej pjesëtarëve të familjes së deputetit shkodran, nuk është parë të hyjë apo të dalë prej andej.
E gjendur në hapësirën e ish-Profarmës, të cilën deputeti Tom Doshi e privatizoi gjatë kohës kur kryeministër ishte Ilir Meta, shtëpia e tij gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë objekt interesi jo vetëm të kamerave dhe gazetarëve, por edhe banorëve e kalimtarëve të zonës. Për vetë faktin, se masat e mbrojtjes të marra pas publikimit të historisë së vrasjes së përfolur, ishin shtuar ndjeshëm.
Edhe në shtëpinë e deputetit tjetër të arrestuar dje, Mark Frroku, sot nuk kishte ndonjë lëvizje. Në shtëpinë e tij, ku banojnë bashkëshortja me fëmijët, si dhe nëna e moshuar, pothuajse nuk ka pasur vizitorë apo të njohur që të futen.
Duket se ngjarja e djeshme, i ka bërë familjarët e deputetit pukjan, të jenë sa më diskretë për sytë e kuriozëve, duke iu shmangur çdo  daljeje apo përballje publike jo vetëm me median, por dhe personat e tjerë.
Në fakt, Mark Frroku, ndryshe nga Tom Doshi i cili i priti në shtëpinë e tij policët që e ndaluan, ka shmangur që skena e arrestimit të bëhej në ambientet e shtëpisë, duke i pritur policët e Policisë Gjyqësore dhe ato të Repartit Shqiponja në biznesin e tij në Kombinat.
Familjarët e dy deputetëve, nuk janë lejuar t’i takojnë ata, por kanë dërguar ushqime dhe rroba të tjera, për orët e natës, që kaluan në qelitë e para – burgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Mësohet se asnjëri prej dy deputetëve nuk ka bërë ndonjë ankesë apo kërkesë të veçantë gjatë kohës së qëndrimit në ambientet e izolimit, ndërsa për deputetin Tom Doshi, është lejuar edhe konsumimi i ilaçeve për tensionin. Mbrëmja e parë në qeli për të dy, ka kaluar e qetë dhe secili prej tyre takimin e parë e kanë pasur në mëngjes herët me avokatët e më pas dhe me prokurorët, gjatë seancës së marrjes në pyetje.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY