Avokatët e Tom Doshit: Klienti ynë i qëndron deklarimeve të mëparshme

Avokatët e Tom Doshit: Klienti ynë i qëndron deklarimeve të mëparshme

178
0
Shares

Përfundon pyetja nga prokurorët, e deputetit Tom Doshi. Në përfundim të kësaj seance, e cila zgjati për rreth 4 orë, sipas avokatëve Vladimir Meçi dhe Ferid Muçaj, mësohet se, klienti i tyre “ka mbajtur të njëjtin qëndrim dhe i ka qëndruar deklaratave që ai ka bërë edhe më herët dhe të bëra tashmë edhe publike”.
Për dy avokatët, “pyetja e sotme ishte një moment procedural dhe zgjatja e saj, u bë, pse kaq ishte e nevojshme”.
Ata kanë deklaruar se “ende nuk jemi njohur me provat ndaj Tom Doshit”
Lidhur me kërkesën e tyre ndaj Gjykatës së lartë, avokatët Meçi e Muçaj, deklaruan se “presim që Prokuroria të dërgojë brenda orarit të sotëm zyrtar të punës, kërkesën e saj, dhe më pas, presim edhe shqyrtimin prej saj”.
Pak para mesditës, në Gjykatën e Lartë, avokati i Tom Doshit ka dorëzuar kërkesën për lirimin e menjëhershëm të klientit të tij, duke e konsideruar ndalimin si të paligjshëm dhe urdhrin e Prokurorit të Përgjithshëm, si në tejkalim të kompetencave të tij.
Pyetja e Tom Doshit, pasoi pyetjen më herët edhe të deputeit tjetër Mark Frroku. Për dy deputetët, kjo ishte hera e parë që ata merreshin si të pandehur, nën akuzën e kanosjes dhe kallëzimit dhe dëshmisë së rremë përpara prokurorëve.
Dy deputetët u arrestuan pasditen e djeshme me urdhër ndalimi të firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, vetëm pak orë pasi mazhoranca në parlament votoi pro autorizimit për arrestimin e tyre.
Para shoqërimit në polici, policia ushtroi kontroll në banesat e Doshit dhe Frrokut. Në atë të Deputetit Doshi u sekuestrua një kompjuter lap top dhe dy usb.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY