Fushë Krujë/ Maskat e armatosura grabisin 4 milionë lekë në një shtëpi

Fushë Krujë/ Maskat e armatosura grabisin 4 milionë lekë në një shtëpi

69
0
Shares

Një banesë është grabitur në fshatin Bubq të Krujës, mëngjesin e sotëm. Persona të maskuar dhe me armë janë futur dhunshëm në banesën e shtetasit Agim Ajazi, në fshatin Bubq rreth orës 08:20 të mëngjësit.
Dy grabitësit i kanë marrë Ajazit nën kërcënimin e armëve, sende me vlerë dhe rreth 400 mijë lekë të reja. Grabitësit e maskuar janë pikasur nga një prej fqinjëve të familjes së Agim Ajazit që kanë njoftuar policinë. Por grabitësit kanë mundur të largohen nga banesa bashkë me sendet me vlerë dhe shumën e të hollave.
Blutë kanë shkuar në vendngjarje dhe po nxjerrin provat për identifikimin dhe kapjen e tyre. Fatmirësisht nga grabitja nuk pati persona të lënduar.

 
 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY