PS dhe PD, paraqesin raporte të ndara, pro kërkesës së Prokuroisë

PS dhe PD, paraqesin raporte të ndara, pro kërkesës së Prokuroisë

50
0
Shares

Deputetët të mazhorancës dhe opozitës kanë paraqitur dy raporte të ndara, lidhur me konkluzionet për kërkesën e prokurorisë, për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Marka Frroku.
Fillimisht Armando Subashi dhe më pas, Eduard Halimi, kanë shprehur dakordësinë për kërkesën, por janë ndarë në mënyrën se si është paraqitur ajo.

Armand Subashi: I hapim rrugë kërkesës së Prokurorisë
Deputeti i Partisë Socialiste, Armando Subashi lexoi në Kuvend raportin e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, duke theksuar që në fillim se Këshilli ka marrë një vendim konsensual.
Subashi u shpreh se aktualisht ka një koncept të ri me imunitetin e deputetëve, pas ndryshimeve kushtetuese.
“Seanca e djeshme ishte publike, procedura si u zhvillua e qartë për të gjithë. Pas dëgjimit të palëve, Këshilli bërë diskutimin e vet me dyer të mbyllura. Mor vendim konsensual me divergjenca të vogla. Konkluzionet janë të shprehura edhe në Raport. Në gjithë diskutimet u vu theksi se me ndryshimet që i janë bërë Kushtetutës kemi një koncept të ri për imunitetin e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë. Në Këshilli i Rregullores Imunitetit dhe mandateve, mbizotëron mendimi që edhe ky këshill edhe vetë Parlamenti të mos jetë pengesë pasi nuk janë ata që vendosin për arrestimin e deputetëve, por është Gjykata e Lartë ajo vendos përfundimisht. Nga kjo pikëpamje i hapëm rrugën Kërkesës së Prokurorisë”, deklaroi deputeti Armando Subashi.
Këshilli nuk ka pse bëhet pengesë për çështjen ‘Doshi’. Arritëm në konkluzion që t’i hapnim rrugën kërkesës së Prokurorisë”, theksoi Subashi.

Halimi: Mazhoranca bllokoi videon kërcënuese ndaj Bamit
Eduard Halimi deklaroi se Prokuroria pranoi se ekziston një video kërcënuese që ka sjell më pas edhe ndryshimin e dëshmisë së Durim Bamit. Po sipas Halimit, kjo video nuk është bërë publike për Këshillin pasi deputetët e mazhorancës refuzuan të hartonin kërkesën.
“Është një nga seancat më të vështira. Sytë e qytetarëve janë drejtuar për të parë çfarë do të bëhet me kërkesat e Prokurorisë. Dje u pranua nga të gjithë se ekziston një video ku rezulton që ky dëshmitar kishte ndryshuar dëshminë e vet nën kërcënimin e jetës. Prokuroria ka pranuar që kjo video ekziston, por do ta dorëzonte me kërkesë të Këshillit. Por kjo u kërkesë u pengua nga deputetët e mazhorancës. Por ajo video nuk u kundërshtua nga askush. Përpjekje për të manipuluar të vërtetën dhe për ta kthyer në një farsë. Po atë ditë që nisi hetimi, ministri i Brendshëm deklaroi se kjo ishte një farsë. Qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e Metës. Pas datës 3 mars u arrestua dëshmitari.  Prokuroria thotë se ka qenë Doshi ai që ka vënë në presion dëshmitarin, dhe se hetimet kanë të njëjtën rrjedhë me ato që tha MB. Dje Këshilli u vumë në dijeni se është marrë një përgjim ambiental, ku dëshmitari tregon se nën kërcënimin për jetën e tij dhe të familjarëve të tij ka ndryshuar dëshminë. Nëse gjithçka është e vërtetë, ashtu siç u pretendua, këtu kemi të bëjmë me një shtet edhe më kriminal e mafioz nga sa kemi imagjinuar. Për PD dhe anëtarët e saj në këtë Këshill, hetimi nuk është i besueshëm për aq kohë sa Meta nuk jep dorëheqje dhe fshihen prova. Nëse nuk paraqitet kjo provë, tregohet se mazhoranca kërkon të fshehë të vërtetën. Farsa e hartuar në zyrën e PS, dhe u është deklaruar ditën që nisën hetimet”,  tha Halimi. 
Deputeti demokrat, Eduard Halimi, theksoi se në raportin e Prokurorisë thuhet që deputetët Doshi dhe Frroku kanë kërcënuar dëshmitarët, ndërkohë që vetëm një ditë më parë u pranua se ka një video tjetër, të bërë me kërkesën e Prokurorisë.
“Prokuroria thotë se kjo video ekziston. Kërkesa për të parë videon u bllokua nga deputetët e PS-së. Sot do vendosim pa e parë. Qëndrimi ynë është parimor, në favor të kërkesave të Prokurorisë sepse për PD është e paimagjinueshme të bllokojë hetimin. Manipulimi i provave në favor të kreut të kuvendit duhet të nxjerrë të vërtetën, hetimi për sa kohë është në detyrë jo i rregullt. Kërkuam që kjo video të na vihet në dispozicion. Opozita do të paraqesë sot opinionin e saj dhe raportin e saj lidhur me qëndrimin në këtë Këshill. Në historinë e këtij parlamenti, në 8 vite standardi i transparencës me publikun ka qenë standard ndërkombëtar i diskutuar dhe i pranuar. PD dhe gjithë shqiptarët e kuptojnë se e gjithë kjo është një farsë për të mbyllur çështjen. Si kurrë më parë në këto 23 vjet në aulën e parlamentit kanë shpërthyer akuza të rënda. Kryeministri ja çon kreut të PS-së për Tiranën që ta hetojë. Prokuroria u mbajt larg hetimit të çështjes për 6 muaj. Ajo që ndodhi me hetimin, përpjekje për të manipuluar të vërtetën. Opozita në këtë sallë dhe mijëra qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës. Ne nuk e kemi parë këtë video por nëse gjithçka është e vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një shtet kriminal dhe mafioz. Fshehja e kësaj prove nga mazhoranca me urdhër politik është komprometuese për një hetim të pavarur”, u shpreh Halimi.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY