Bashkia e Tiranës: Edi Rama, kryetar i kopshtit të krimit për 11...

Bashkia e Tiranës: Edi Rama, kryetar i kopshtit të krimit për 11 vjet betonizoi Tiranën

73
0
Shares

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas sulmit që kryeministri Edi Rama i bëri Kryebashkiakut Lulzim Basha për ngjarjen e ndodhur në Kopshtin Zoologjik në Tiranë, disa ditë më parë. Në një deklaratë për mediat, Bashkia e Tiranës e quan Ramën, kryetar të kopshtit të krimit. Sipas Bashkisë më të madhe në vend, Rama për 11 vjet nuk investoi asnjë lek por betonizoi çdo hapësirë në kryeqytet.
“Kryetari i kopshtit të krimit, ky kryeministër mashtrues që para 6 vitesh i vuri të bashkëjetojnë demin me kalin, si sot krimin me pushtetin guxon të flasë sot dhe për kopshtin zoologjik. 11 vjet nuk investoi asnjë lek, vetëm e betonizoi siç betonizoi çdo hapësirë në kryeqytet. Kryeministri më i paaftë i historisë së Shqipërisë dhe mashtruesi më i madh do të mbahet mend vetëm për kriminalizimin e administratës, policisë dhe parlamentit dhe bllokimit të punëve të kryeqytetit”, thuhet në deklaratën e Bashkisë.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY