Sot 16 vjetori i bombardimit të NATO-s kundër forcave serbe

Sot 16 vjetori i bombardimit të NATO-s kundër forcave serbe

61
0
Shares

Sot mbushen 16 vjet prej fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave ushtarake të Serbisë, që ka çuar në dëbimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.
Pas 78 ditëve të bombardimeve, që filluan në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999, dhe largimit të forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova, u krijuan kushtet për kthimin e shpejtë të afro një milion shqiptarëve të Kosovës, që ishin strehuar, kryesisht në Maqedoni dhe Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës. Ata ishin larguar nga dhuna e autoriteteve të Serbisë.
Aktualisht forcat e jashtme paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, në kuadër të misionit, KFOR, ende janë në Kosovë, dhe ndihmojnë në transformimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Më 17 shkurt 2008, Kosova e ka shpallur pavarësinë e cila është njohur nga 110 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara,përfshirë Shtetet e Bashkuara, 23 vende të Bashkimit Evropian, e shumë të tjera.
Por, pavarësia e Kosovës nuk njihet nga Serbia. Rusia, po ashtu, e kundërshton pavarësinë e Kosovës.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY