Tom Doshi kërkesë Prokurorit: Tërhiq kërkesën për arrestim, e pabazuar në ligje...

Tom Doshi kërkesë Prokurorit: Tërhiq kërkesën për arrestim, e pabazuar në ligje dhe procedurë

44
0
Shares

Tom Doshi i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të tërhiqet nga kërkesa për arrestimin e tij.
Në shkresën e tij zyrtare, avokati Vladimir Meçe, i cili do të mbrojë ligjërisht Doshin në këtë çështje, vetëm pasi është pajisur me një prokurorë ligjore,  i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, duke e bazuar kërkesën e tij në pasaktësitë proceduriale.
Sipas tij kërkesa e Prokurorisë nuk është bazuar në procedurë. Klienti i tij është palë në këtë çështje.
Ai është person që i ka shërbyer hetimit të nisur kryesisht nga Prokuroria dhe është treguar i gatshëm të paraqitet përpara organit të akuzës sa herë është parë e nevojshme. Në asnje rast deputeti Doshi nuk i është shmangur hetimit.
Dosja Doshi prej dy ditësh është në duart e Prokurorit të Përgjithshëm.
Mark Frroku ka preferuar të reagojë në një tjetër mënyrë. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat ai i quan politike akuzat e ngritura, ndërsa kundërshton kërkesën e Prokurorisë për të ushtruar kontroll të banesës.
Frroku deklaroi se emri i tij po lakohet dhe implikohet në mënyrë abuzive.
Sipas tij, “Nuk ekziston asnjë nga kushtet e parashikuara nga nenet përkatëse (202 – 207) të Kodit të Procedurës Penale pasi konsumimi i veprës penale të dëshmisë se rreme nuk kryhet nëpërmjet sendeve apo objekteve të ndryshme, por me anë të deklarimeve, të cilat unë i kam dhënë dhe që Prokuroria thotë se i ka vërtetuar se janë të rreme”.
Frroku sqaron dhe momentin e ndalimit të Durim Bamit me makinë në nëntorin e 2014. Sipas tij në atë kohë makina nuk ishte në pronësi të tij, pasi e kishte shitur dhe për këtë kishte dhe një akt-marrëveshje.
Prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët kryen hetimet për çështjen Doshi, e deleguan për kompetencë këtë dosje në Prokurorinë Përgjithshme.
Kjo e fundit i kërkoi autorizim parlamentit për arrestimin e dy deputetëve të vënë nën akuzë për kallzim të rremë.
Bashkë me dy deputetët Doshi dhe Frroku në një hendek është edhe i arrestuari për vrasje të mbetur në tentativë, Durim Bami.
Ndaj tij burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme thanë se pritet të ndryshojë akuza nga vrasje e mbetur në tentativë ndaj funksionarëve të lartë në atë të kallëzimit të rremë.
Do të jetë Gjykata e Lartë, ajo e cila do të vendos për veçimin e çështjes, duke shpallur mos kompetencën për gjykimin e Durim Bamit në një sallë me dy deputetët të marrë të pandehur për sajesë të një komploti vrasje.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY