Rusia kërcënon Danimarkën me sulme raketash bërthamore

Rusia kërcënon Danimarkën me sulme raketash bërthamore

84
0
Shares

Rusia ka kërcënuar se do të sulmojë luftanijet daneze me raketa bërthamore nëse Kopenhaga i bashkohet sistemit të mbrojtjes raketore të NATO-s.
Ambasadori rus në Danimarkë, Mikhail Vanin, i ka thënë gazetës daneze “Jyllands-Posten” se bashkimi me sistemin raketor është kërcënim për Rusinë.
Ministri i Jashtëm danez, Martin Lidegaard, ka thënë se deklaratat e Vaninit janë të papranueshme dhe se Rusia e di mirë se mbrojtja raketore e NATO-s nuk është kundër saj.
NATO ka thënë se mburoja raketore ka për qëllim mbrojtjen nga vendet si Irani. Në këtë projekt, rolin më të madh janë duke e luajtur Polonia dhe Rumania.
Ndaj deklaratave të ambasadorit rus në Kopenhagë ka reaguar edhe NATO-ja. Zëdhënësja Oana Lungescu ka thënë se ato nuk i kontribuojnë paqes ose stabilitetit.

 

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY