Stuhi të forta e rreshje shiu në Ultësirën Perëndimore, borë në zonat...

Stuhi të forta e rreshje shiu në Ultësirën Perëndimore, borë në zonat malore

72
0
Shares

Moti me diell e temperaturat e larta ia kanë lënë vendin shirave erërave të forta dhe borës në zonat malore. Të gjitha këto ndryshime kanë ndodhur nga dita në ditë, si pasojë e një fronti atmosferik të ulët që zaptoi Europën Qëndrore dhe një pjesë të madhe të Europës Lindore.
Temperaturat kanë pësuar një ulje me 3 deri në 4 gradë, ndërsa në zonat malore kanë shkuar në minus zero gradë. Raportohet se reshje bore kanë rënë në lartësinë mbi 500 metra, në Kukës, ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm. Në lartësinë mbi 1 mijë metra ka pasur reshje dëbore edhe në Dibër e Pukë. E njëjta situatë edhe në Korçë, ku është mbuluar nga dëbora mali i Ostrovicës.
Ndërkohë që edhe në ultësirën perëndimore të vendit parashikohet një mot me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Pritet që qarku i Lezhës e Shkodrës të preken nga stuhi të forta. Vetë ministri Panariti është nisur drejt qarkut të Lezhës, për të ndjekur nga afër situatën.

Shtyhet nisja e tragetit të linjës Brindizi – Vlorë
Si pasojë e motit të keq është shtyrë për nesër edhe nisja nga Brindizi e tragetit të linjës Brindizi- Vlorë. Raportohet se erërat në det të hapur në Vlorë shkojnë në 35-40 km në orë, ndërsa valëzimet shkojnë nga 7deri në 9 ballë. Mësohet se është ndaluar dalja e anijeve të tonazhit të vogël në det të hapur.

Durrës, vonesa në mbërritjen e trageteve nga Bari
Si pasojë e erërave të forta dhe valëzimit në det deri në 7 ballë ka pasur edhe vonesa në mbërritjen e trageteve në Durrës. Kështu, dy tragete të nisur nga Bari pritet të mbërrijnë 7-8 orë me vonesë. Kapiteneria e Durrësit, bën me dije se aktualisht valëzimi në det është 6-7 ballë, ndërsa bëjnë apel që anijet të sigurohen për vendstrehim.
Probleme me motin ka pasur edhe në ujërat italiane, ku kanë mbizotëruar stuhitë dhe erërat e forta.

Paralajmëron Ministria e Bujqësisë: Fermerët të marrin masa
Duke u nisur nga kushtet klimaterike, ku ultësira perëndimore e vendit pritet të pushtohet nga erërat e forta e shirat e dendur, Ministria e Bujqësisë i bën apel fermerëve të përgatiten për të mbrojtur të mbjellat.
“Fermerët të marrin masa për të mbjellat, ndërkohë që edhe Shtabi i emergjencës ndodhet në terren. Po ashtu edhe bordet e kullimit janë në gatishmëri për situatën”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Bujqësisë.
Raportohet se në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës ka stuhi e forta, ndërsa reshjet e shiut janë prezente në të gjithë zonën perëndimore.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY