Moska paralajmëron kundërpërgjigje për sanksionet e BE-së

Moska paralajmëron kundërpërgjigje për sanksionet e BE-së

77
0
Shares

Bashkimi Evropin ka kërcënuar me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por Moska zyrtare njoftuar se nëse BE do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Krimesë, do të kunndërpërgjigjet.

 

Ministria e Jashtme deklaroi sot se “Rusia nuk do të pranojë gjuhën e sanksioneve dhe të kërcenimeve”, dhe në qoftë se sanksionet implementohen atëherë BE nuk do të mbetet pa përgjigjen e duhur nga Rusia. MPJ thekson se BE ka marrë një qendrim tejet destruktiv, për të mos bashkëpunuar me Rusinë për liberalizimin e vizave dhe arritjen e një marrëveshje bazë për këtë çështje.

 

“Në qoftë se zyrtarët në Bruksel besojnë se Rusia ka nevojë për të përfunduar me sukses këtë proces më shumë se BE, atëherë ata janë gabuar”, njoftoi Ministria e Jashtme ruse.

 

BE gjatë samitit të jashtëzakonshëm të mbajtur gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar se do të ngrijë pasuritë, dhe do të zbatoj ndalime në udhëtime, në qoftë se qeveria ruse nuk fillon negociatat me autoritetet ukrainase gjatë ditëve të ardhshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY