Fule në Tiranë: “Gjithëpërfshirje për refomat”

Fule në Tiranë: “Gjithëpërfshirje për refomat”

62
0
Shares

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle solli në tiranë të njetën këshillë për opozitën e maxhorancën: ndërprerje të konfrontimit politik dhe gjithëpërshirje.

Në takimin e dytë të dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE, komisioneri Fyle dëgjoi progresin e bërë sipas qeverisë dhe dështimet e renditura nga demokratët. Në konferencën për shtyp pas mbledhjes disa orëshe, Eurokomisioneri theksoi se vendimi për statusin në qershor u takon vendeve anëtare, por sipas tij Shqipëria është në rrugë të mbarë.

“Gjithëpërfshirja është thelbësore në këtë proces ndërsa konfrontimi politik nuk ndihmon integrimin evropian.

Kushtet janë thënë qartë nga vendet anëtare në dhjetor dhe fokusohen tek vazhdimësia e përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka kohë nga sot deri në momentin që ne do të dorëzojmë raportin për Shqipërinë, por një vlerësim paraprak une e kam shprehur dhe sot ne takim. Unë vlerësoj punën e bërë deri tani, sidomos në lidhje me prioritetet kyçe dhe me të vërtetë qeveria po bëhet gjithnjë e më e besueshme në vazhdimësinë e reformave. Unë gjykoj se nëse ecet në të njëjtin drejtim si deri
  tani, Shqipëria është në rrugën më të mirë për të krijuar kushtet për vendet anëtare.”-tha Fyle

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY