FOTO/I pari që zbuloi talentin e saj, Sidrit Bejleri ka këto fjalë për t’i thënë Fifi-t

Ndaje

Fifi është kthyer sërish në “Kënga Magjike” me  një baladë, e cila është pritur mjaft mirë. Përveç pëlqimit të fansave, Fifin e kanë mbështetur edhe shumë kolegë.

Një ndër ta është edhe këngëtari i njohur Sidrit Bejleri. “Vazhdon të mos zhgënjesh Filloreta. Bravo”, shkruan ai duke treguar kështu se çdo projekt i Fifit kthehet në hit. “Profa, e kam mbajt fjalën tënde vath n’vesh”, i kthehet Fifi.

Ne fakt, mbështetja e tij nuk eshte e rastesishme, pasi Fifi ka qene pjesëmarrëse në Voice, kur trajner ishte Sidriti, i cili ishte i vetmi që u kthye per te.

Kujtojmë se vitin e kaluar ajo ishte pjesëmarrëse në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe balada e tyre ishte një nga më të ndjerat e të pëlqyerat e atij edicioni.

//DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje