Kërkoi 50.000 euro për lirimin e vrasësit, lihet në burg “juristja” mashtruese...

Kërkoi 50.000 euro për lirimin e vrasësit, lihet në burg “juristja” mashtruese e Gjykatës së Lartë

58
0
Shares

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Amarilda Lekën. 33-vjeçarja u hoq si juriste dhe mori 50.000 euro për lirimin e një personi të dënuar për vrasje.

Amarilda Leka akuzohet se duke u hequr si juriste mashtroi një qytetar në Tepelenë duke i marrë 50.000 euro. Ndaj saj rëndon akuza për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të renda”.

Sipas informacioneve, ajo i ka zhvatur 50 mije euro nje qytetari duke i pretenduar se punonte si juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte tek trupa gjykuese për të nxjerrë nga burgu një person të dënuar tashmë me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese.

Sipas policisë, 33-vjeçarja ka mashtruar shtetasin B. Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë pët të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY