Mbjellin ara me kanabis ne Spanje, 4 shqiptaret tronditin policine spanjolle

Ndaje

Policia spanjolle shkatërroi nje rrjet të kultivimit të kanabisit ndersa në pranga kanë rënë 4 shqiptarë.

Kanabisi dhe kampet e trafikantëve ishin ngritur mes pyjeve.

Të akuzuar për kanabisin dhe kampet e trafikantëve janë arrestuar 4 shqiptarë dhe është sekuestruar një sasi prej 2 tonë drogë.

Plantacionet ishin te vendosura në parkun natyror të Sierra Cuenca.

Hetimet kudër trafikantëve të marijuanës nisën në tetor falë sinjalizimeve të banorëve vendorë për praninë e të arrestuarve në komunen Huélamo (Cuenca). Sasia e bimëve dhe bohçeve të marijuanës që u konfiskua arrinin në 2,060 kilogramë. Agjentët sekuestruan gjithashtu edhe 1,600 euro në para të thata, një automjet, katër celularë dhe një peshore elektronike. Në operacion morën pjesë 30 policë.

“Të arrestuarit kishin krijuar një kamp të vogël, i cili u lejonte atyre t’i ruanin plantacionet dhe vendet ku e thanin marijuanën 24 orë në ditë,” shpjegoi policia spanjolle. “Falë bashkëpunimit të qytetarëve, u shkatërruan më shumë se dy ton bimë dhe bohçe marijuane,” thekson policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje