Rama fsheh dështimin: Dështoi BE, nuk ka asnjë gjë të shkruar

Rama fsheh dështimin: Dështoi BE, nuk ka asnjë gjë të shkruar

41
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp ku deklaroi se Shqipëria ka bërë maksimumin por arsyeja e përgjigjes negative ishin arsye të brendshme të vendeve anëtare.

Ai tha se Franca ka kërkuar reformim të brendshëm të BE si dhe të vetë procesit të anëtarësimit të vendeve aspirantë.

“Tanimë e ka thënë jo vetëm me shkrim KE po e keni dëgjuar vetë, të thuhet nga një pjesë e madhe e kryeministrave dhe kancelaria e Gjermanisë, nga ana tjetër dua t’ju them se kam marrë një numër të madh mesazhesh nga një pjesë e kryeministrave të pranishëm ne takim, kemi qenë në kontakt dhe dje dhe mbrëmë.

Kam komunikuar edhe me presidentit e Francës, dhe nëse duam të shikojmë drejt në sy të vërtetën, është ajo që kam thënë më parë, duke e parë nga të gjitha kontaktet, se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë dhe një pjesë të konsiderueshme të frontit që ishte për një “PO” të qartë, ndërkohë që Gjermania bëri një lëvizje për të pasur një qasje kompromisi duke i vënë një POR PO-së, dhe nuk ka pasur asnjë hapje nga ana e tij, për të gjitha ato që i dëgjuat vetë, dhe në konferencën e shtypit i tha ndoshta më shkoqur se herët e tjera, unë i kam dëgjuar edhe më shkoqur se aq, Franca nuk  pranon të shkohet me të njëjtin proces, duan reformim të brendshëm të BE dhe të procesit të integrimit, deri në pikën të arrihet në një tjetër objektiv”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama tha se nuk duhet të bëjmë gabimin që të mos kemi një mendim të njëjtë se ‘jo’ erdhi nga një problem I brendshëm I BE, ndërkohë që ata e kanë tashmë një mendim dhe përfundim të tillë. Ai tha se nuk ka asgjë të shkruar në lidhje me vendimin, pasi kjo është thjesht përplasje.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY