PD ka dokumenta edhe për kryebashkiakë të tjerë të PS

PD ka dokumenta edhe për kryebashkiakë të tjerë të PS

43
0
Shares

PD ka siguruar dokumenta të tjerë që vertetojnë inkriminimine  zyrtarëve të tjerë të PS në krye të bashkive. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, paralajmëron denoncimin e të tjerë kryebashkiakëve të majtë që preken nga ligji i dekriminalizimit, gjatë një interviste në një tv local të Tiranës.

“Do të ketë edhe publikime të tjera, sepse nuk janë dy raste të vetme të rastësishme. Është një filozofi e Rilindjes për të ardhur dhe qëndruar në pushtet”, tha Edmond Spaho për a2cnn.

Pas 30 qershorit, denoncimet e të zgjedhurve vendorë të dyshuar për rekorde kriminale mbajtën peshën kryesore të kauzës së opozitës, por shtatori risjell protestat. “Edhe në javët e muajt e ardhshëm do të vazhdojmë këtë lëvizje”, thotë Spaho. “Jemi të bindur që është një aksion i vështirë, por do t’i qëndrojmë deri në fund”.

Zgjidhja e krizës vijon të kalojë nga një qeveri tranzitore, pohojnë demokratët, për të cilën palët duhet të ulen më parë në dialog. Spaho shpjegon se prania e Edi Ramës në tryezë nuk përbën pengesë. “Ne nuk e zgjedhim kryetarin e Partisë Socialiste, është Edi Rama dhe është përgjegjësi të strukturave të PS ta zgjedhin. Dhe në një tavolinë të forcave politike ai do të jetë si përfaqësues i Partisë Socialiste”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY