Gazetarit t’i jepet e drejta e autorit, si e vodhen shkrimin per...

Gazetarit t’i jepet e drejta e autorit, si e vodhen shkrimin per ministren e Drejtesise

97
0
Shares

Nga Andi Bora

Ministre drejtesie qe fle me 700€ nata! Kete e zbuloi – investigoi, hetoi (quajeni si te doni)- Merxhan Daci.

Do nxjerr dy probleme:

– E para: Faktin qe ka nje mungese pergjegjesie totale nga ata qe jane “lart”. S’iu bie ne mend te reagojne kur gazetaret, si Merxhani, i vene perpara pergjegjesise, i gozhdojne per lukset e tyre te tepruara. Ia thone hapur, publikisht, qe po bejne shpenzime te pajustifikuara. Bejne perzgjedhje hotelesh, me sherbime ekstra, kur detyra i ngarkon te tjeta pergjegjesi. Degjuat gje ju?! Lexuat gje ju, ne faqet zyrtare te ministres, ndonje reagim qe ben vaki edhe “na mbush” mendjen qe ajo e ka pasur te nevojshme te fleje me 700 € nata, se ndryshe perplasej ne krevat si kaposh koke-prere, dhe do ishte fizikisht e menderisht e papergaritur per takimet zyrtare. Hic o fare!! Une s’kam lexuar as degjuar gje. Edhe te tjere keshtu me thane.

– E dyta, por jo me pak e rendesishme.

E pate tronditjen qe i beri rrjetit virtual nje shkrim i mire -qe Merxhani, une dhe koleget e tjere e kemi per detyre te bejme – dhe po i sorollat ata atje “lart?

Ç’ben PORT-HALET?
Me dy klikime te “miut”, copy&paste, moren shkrimin, e futen ne web-et e tyre dhe u mjaftuan me nje citim te Faktoje-s ne fund te shkrimit. Ca nuk e ben hiç.
E drejta e autorit u shkel me kembe. I moren Merxhanit ate qe i takon. Atributin per punen shume te mire qe ka bere. Ç’keni mo port-hale qe nuk e citoni autorin qe ne krye te shkrimit? Klikimet do i merrni nga titulli gjithsesi.

Urgjente eshte qe te nderhyhet dhe t’i jepet autorit e drejta e pronesise intelektuale sepse perndryshe po perfitohet ne kurriz te djemve & vajzave te reja punetore, gazetar/e te palodhur. (Kjo per te gjithe, po mua me dhimbset puna ime dhe e kolegeve).
Emri i gazetarit/es dhe medias ku punon, nuk duhet te kaloje me shume se dy rreshtat e pare te shkrimit apo artikullit per te bere citimin.

Merxhan, nuk te falenderoj FARE per punen shume te mire qe ke bere. E ke per detyre. S’ma ndjen hic nese je lodhur duke germuar dhe shkruar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY