Tabaku:Kamerat e sigurisë, qeveria vazhdon të thellojë gropën e të ardhurave

Tabaku:Kamerat e sigurisë, qeveria vazhdon të thellojë gropën e të ardhurave

43
0
Shares

Në një postim në facebook Jorida Tabaku është shorehur se qeveria po thellon të ardhurat e qytetarëve.

Me kamerat e përgatitura siç duhet, me skaletën e shkruar qeveria edhe sot na informoi se po punon në sherbim të qytetarëve.

Nga rafineria e Naftës Ballsh e dhënë me koncesion Tosk Energji, kjo e fundit e lidhur me Guvnor dhe kompaninë e falimentuar IRC, qeveria pompoi suksesin e radhës të bllokimit të 550 tonëve naftë, por nuk ka as guximin te permende emrin e kompanise!

Të njëjtës kompani që pak vite më parë i kanë falur 60 mln euro detyrime dhe që jo me larg se disa dite më parë e kanë rimbursuar me 114 mln lekë për akcizën me nje total rimbursimi prej 12 mln Usd. Një pagesë e kryer shpejt në shërbim të firmës edhe në ditët kur detyrimet e prapambetura po rriten dita ditës në kurriz të bizneseve të tjera. Në një moment kur bllokohen fondet e bashkive, pagat nuk paguhen gjenden para për të paguar me urgjencë rimbursimin e akcizës kësaj kompanie.

Me sa duket qeveria do ketë investuar propagandën e saj në këmbim të një pjese të vogël nafte të sekuestruar.

Por megjithëse me një dorë bën propagandën dhe me një tjetër miklon oligarkët, qeveria vazhdon të thellojë gropën e të ardhurave. Sipas të dhënave fiskale edhe në muajin korrik të ardhurat vazhdojnë të jenë po aq të ulta sa muajt e tjerë.

Sa më shumë qeveria përpiqet të prodhojë realitetin e munguar aq më shumë ulëret e vërteta e zaptimit të pushtetit nga një grusht I vogël biznesesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY