Prishja e lokalit te Kokedhimes mbushi sot mediat spanjolle. Po i ndodh...

Prishja e lokalit te Kokedhimes mbushi sot mediat spanjolle. Po i ndodh si ne perrallat me “katallane”

138
0
Shares

Prishja e restorantit të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo në Himarë, ka zene lajmet kryesore ne Spanje duke u bere per te treten dite me rradhe lajmi i dites ne vendin qe rralle shkruan per Shqiperine. Kokedhimes nuk i mbaojne te keqiat qe i erdhen nga kercenimi qe i beri spanjollit. As ne perralla me katallane, gjeresisht te njohura ne Shqiperi, spanjolli nuk sillte kaq shume ters. 

Pronarit i restorantit u bë i njohur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Spanjë dhe më gjerë në botë, për shkak të sulmit brutal ndaj një grupi turistësh spanjollë.

Gazeta më e madhe në Spanjë “Elpais” shkruan se restoranti shërbeu ushqim për vite me radhë pa pasur një licencë.

Mihal Kokëdhima, pronari i saj, sulmoi një grup spanjollësh të përbërë nga biznesmeni dhe ish-zyrtari i lartë në qeveritë e UCD, Eugenio Galdón, disa të afërm, një udhërrëfyes dhe shofer shqiptar. Pasi u arrestua, agresori u burgos.

Konflikti ndodhi më 15 gusht, kur spanjollët anuluan dy nga shtatë pjatat që kishin porositur në restorant.

Kokëdhima doli nga restoranti i tij dhe u hodh mbi makinën që familja kishte marrë me qira. Ai qëndroi mbi 10 minuta në automjet duke goditur xhamin derisa e theu.

Agresioni ndaj spanjollëve ka shkaktuar vendimin për rrëzimin e ndërtesës nga agjencia që është përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë së turizmit (IKMT, në gjuhën shqipe). Familja e Kokëdhima nuk ka bërë rezistencë.

Lokali ishte mbyllur për ditë të tëra, kur autoritetet dëgjuan për ngjarjen, e cila i shkaktoi plagë të vogla Eugenio Galdón dhe një prej fëmijëve të tij.

Ata kërkuan ndërhyrjen e Ambasadës spanjolle në Tiranë.

Pas sulmit, Kokëdhima, 51 vjeç, me pseudonimin “gladiator” nga fqinjët, u arrestua dhe është në paraburgim i akuzuar për kanosje, dëmtim të qëllimshëm dhe shkatërrim të pasurisë.Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY