Deputeti Kujtim Gjuzi nuk është pranuar nga qytetare dhe artistë pranë teatrit Kombëtar. Teksa artistët qëndruan natën duke e gdhirë ne mbrojtje të godinës, Kujtim Gjuzi kalon pranë tyre.
Ora ka shënuar 03:20, kur një automjet tip Mercedez është ndalur në sheshin e Teatrit dhe prej andej ka zbritur Gjuzi.
I veshur me kostum, deputeti është përballur me reagimin e ashpër të qytetarëve që e kanë cilësuar si provokim praninë e tij.
Video e mëposhtme tregon momentet kur qytetarët përzënë Kujtim Gjuzin:
Mbremjen e djeshme dhjetëra qytetarë sollën ushqime për të gjithë ata që sakrifikuan natën për ti dalë në mbrojtje godines.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/