Refuzon 14 ankesat e Bindjes Demokratike, KQZ pranon atë të Ndocajt: Hapen kutitë në Lezhë

Ndaje

KQZ ka pranuar të hapë kutitë në Bashkinë e Lezhës, me kërkesë të Eduard Ndocajt dhe Partisë Konservatore Albania edhe pse refuzoi 14 kërkesa ankimore të Bindjes Demokratike të Astrit Patozit lidhur me zgjedhjet.

Sipas informacioneve, ankesa e Ndocajt lidhej me  KZAZ-të 12, 13, përkatësisht për zgjedhjet për kryetar bashkie në Lezhë, ne te cilat ka rezultuar se janë më shumë vota të gjetura në kutitë e votimit sesa numri i zgjedhësve që efektivisht kanë marrë pjesë në to.

“Ankuesit kanë bërë një kërkesë ankimore duke referuar që në këto qendra votimi kanë ndodhur disa parregullsi” deklaroi anëtari i KQZ, Bledar Skënderaj.

“Të paktën kjo forcë na ka evidentuar që në bazë të dokumentacionit zgjedhor që është vënë në dispozicion ekziston një mospërputhje aritmetikore dhe logjike e personave që kanë votuar dhe votave që janë në kuti. Dhe përderisa kjo mospërputhje ekziston, unë bashkohem me kërkesën”, deklaroi përfaqësuesi i PS.

Kërkesa mori mbështetjen e dy anëtarëve të KQZ-së dhe sipas Kodit Zgjedhor kaq mjafton për hapjen e kutive.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje