Studentët rrethojnë ministrinë e Arsimit, gurë dhe tymuese drejt zyrës së Shahinit

Ndaje

Studentët i janë rikthyer protestave sot në mesditë ndërsa janë grumbulluar përpara ministrisë së Arsimit duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Studentët kanë parashtruar 14 kërkesa, por thonë se sot në ministri do të dorëzojnë 5 prej tyre, sipas ora neës.

Ndërkaq studentët kanë hedhur gurë në dritaret e ministrisë, kanë hedhur tymuese dhe ndezur zjarr pëpara ministrisë ku djegin letrat që simbolizojnë premtimet e pambajtura.

“Kjo është një protestë simbolike, por edhe një mesazh që duhet ta marrë ministria e Arsimit që të plotësojë kërkesat, sepse nesër do të jemi shumë më shumë dhe nuk mund të rrimë si në dhjetor”, tha një prej studentëve.

Fotografia e Ilir Kadia

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar studentët nisën protestat masive para Ministrisë që zgjatën deri në muajin shkurt. Ata kërkuan tarifa më të ulëta si dhe përmirësimin e kushteve në universitete.

Kërkesat e studentëve

1-Reduktimi 50% i tarifës së masterit
2-Heqja e tarifave plus për provimet e prapambetura
3-Të mbahet kriteri i gjuhës së huaj dhe të jepet si provim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja me një tarifë minimale të përballueshme nga studentët.
4-Rankimi i programeve të studimit
5-Të vendoset paga minimale prej 30 mijë lekë/muaj gjatë periudhës së stazhit për studentët e mësuesisë.
6-Reforma e kurrikulave mësimore.
7-Rritja arbitrare e mesatares pa asnjë konsultim publikm me maturantët.
8-Respektimi i parimit të Procesit të Bolonjës për të drejtat që duhet të kenë studentët e programeve 2-vjeçare postsekondare për të transferuar kredite dhe për të vazhduar studime Bachelor.
9-Zbatimi i ligjit të AL për bursa ose tarifa zero për studentët që ndjekin programe në degë prioritare: IT, Gjeologji-Miniera, Inxhinieri mekanike, Energji të rinovueshme, Shkenca bujqësore dhe pyjore, Kimi, Fizikë, Matematike etj.
10-Investime urgjente për kabinete IT dhe laboratorë didaktike në çdo departament për mësimdhënie studentët e Bachelor dhe Masterit.
11-Rritja e peshës së votës studentore në masën 25%.
12-Rritja e përfaqësimit të studentëve në senatin akademik.
13-Anulimi i zgjedhjeve për anëtarin e bordit të administrimit përfaqësues i studentëve në çdo Universitet dhe përcaktimi i një baze ligjore të saktë dhe të qartë mbi kriteret e garës.
14-Rritja e pagave të pedagogëve.

Po sot studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë u grumbulluan tek Korpusi Universitar kurse një pjesë e tyre u nisën drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e orës 12:00. Ndërkohë, në disa fakultete, studentët kanë vijuar normalisht mësimin. Studentët e Korçës kërkojnë unifikimin e kartës së studentit në rang kombëtar. Të paguhet periudha e stazhit. Të rankohen programet e studimit. Portali i transparencës të bëhet funksional. Pesha e votës së studentëve të rritet me 25 përqind. Përfaqësuesi i studentëve në Bordin e Administrimit të zgjidhet nga studentët jo nga Ministria.

Studentët e Korçës kërkojnë politika punësimi, jo vetëm për studentët ekselentë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje