Vetëm 14 vjeç, adoleshentja shqiptare shkruan romanin kriminalistik

Vetëm 14 vjeç, adoleshentja shqiptare shkruan romanin kriminalistik

43
0
Shares

Një 14-vjeçare shqiptare në Zvicër i ka habitur të gjithë. Bhet fjalë për Gerta Miftarin, e cila në pamje të parë duket si çdo vajzë tjetër e moshës së saj.

Mirëpo, ka një ndryshim nga shokët dhe shoqet e saj të klasës. Gerta ka shkruar një roman, por jo dosido. Ajo ka shkruar romanin kriminalistik “Coldhearted Mafia Boss” (shefi mafioz me zemër të ftohtë) dhe kjo e bën atë të veçantë.

Romani ka mbi 90.000 fjalë, ndërsa në varësi nga disenji mund të  arrijë në 400 faqe dhe është shkruar në gjuhën angleze.

Aktualisht, Gerta është në kërkim të një botuesi  për të cilin ajo parapëlqen të jetë gjerman, i cili shpreson të mund t’ia ofrojë produktin e saj digjital edhe në formë të shtypur, shkruan Albinfo.ch, transmeton Neësbomb.al.

“Unë lexoj shumë”, thotë 14-vjeçarja, prindërit e të cilës vijnë nga Kosova. “Duke lexuar ndodh edhe të zemerohem kur gjërat që mua më pëlqejnë, nuk ndodhin në librat që i lexoj. Për këtë arsye unë shkruaj në mënyrën si më pëlqen mua. Ndërsa fantazia për një gjë ushqehet përmes leximit”.

Si media për rrëfimin e saj, Gerta Miftari ka zgjedhur platformën online Ëattpad. Këtë platformë e ka zbuluar përmes një teksti të publikuar në Instagram.

Tregimi i saj që ka për subjekt martesat me detyrim, përbëhet nga 54 pjesë. Me pak fjalë, subjekti i romanit është ky: Clare Dixon, e lindur në Kosovë dhe e rritur në Amerikë, ka prindër të pasur. Këta duan që, për të ruajtur perandorinë e tyre familjare,  vajzën 20 vjeçe ta martojnë me detyrim me Daemon Thompson-in, pak më i vjetër se ajo. Ky është shef i një firme dhe njëri ndër njerëzit më të pasur në botë. Por Thompson është pjesëtar i mafias dhe përmes tij Clara kupton shumë gjëra për familjen e saj, që janë shokuese për të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY