“Dialogu qeveri- opozitë do të vijë, por sa më larg aq më...

“Dialogu qeveri- opozitë do të vijë, por sa më larg aq më i madh do jetë dëmi”

32
0
Shares

Analisti Besnik Mustafaj mendon se zgjidhja e situatës do të vijë por në pikën e fundit e sipas tij, sa më larg të jetë aq më i madh do jetë dëmi për vendin.

Në një analizë në studion e Neës24 në rubrikën “Opinion” Mustafaj tha se protestat e opozitës po tregojnë se zemërimi është i madh dhe pakënaqësia e përgjithshme.

“Protesta e fundit, në ditë shiu, 24 orë pas protestës tjetër tregoi se pakënaqësia është e madhe dhe vendosmëria është gjithashtu e madhe. protesta ka dhënë prova se është rezistente.
A do të ketë përshkallëzim, sigurisht që do ketë nëse nuk merr një zgjidhje. Zgjidhja është dialogu. Unë jam i bindur se dialogu do të vijë por sa më larg të jetë aq më i madh është dëmi për vendin. Në qoftë se deri në 30 qershor nuk ka një zgjidhje atëherë do ketë një radikalizim shumë të madh. Unë parashikoj përshkallëzim dhe dialog në pikë të fundit”, tha Mustafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY