Dorëheqja e Ramës/ Paloka: Do të largohet kur të ndjejë rrezikun e...

Dorëheqja e Ramës/ Paloka: Do të largohet kur të ndjejë rrezikun e kokës së tij

47
0
Shares

Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për Partinë Demokratike.

Nënkryetari i selisë blu, Edi Paloka, i ftuar në Ora News, është shprehur se dorëheqja e kryeministrit është në dorën e tij dhe kjo do të ndodhë kur ai të ndjejë rrezikun e kokës së tij.

“Largimi i Ramës është i pangociueshëm dhe kjo nuk do të vijë nga dëshira e Ramës. Askush nga ne nuk ka iluzionin se Rama në një ditë të bukur do të dalë do thotë për interesa të kombit, që Shqipëria mos shkojë drejt shkatërrimit unë do jap dorëheqje, po hyj në zgjedhje sepse jam i fituar. Pra nuk e pret kush nga Rama këtë. Rama do të detyrohet të shkojë atje. Do të detyrohet vetëm kur të ndjejë rrezikun e kokës së tij”, deklaroi Paloka.

I pyetur nga gazetarja Beti Njuma se, ‘çdo të thotë rrezik i kokës së tij se ngjan si kërcënim?’, Paloka dha këtë përgjigje:

“Në të gjithë kuptimin e fjalës. Kërcënim është. Ka një popull që i është ngritur kundër”.

Nënkryetari i PD-së përsëriti qëndrimin e vendosur të forcës politike që ai përfaqëson se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

“Kështu si po shkon situata në 30 qershor nuk do të ketë. Këtë edhe Rama e di, pavarësisht se del dhe mban me gajret të vetët, do mbahen zgjedhje, do mbahen zgjedhje. Nuk ka zgjedhje në 30 qershor. Puna është si do jetë ajo dita e 30 qershorit”, u shpreh Edi Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY