Shqiptari gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para për vdekjen e...

Shqiptari gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para për vdekjen e 29-vjeçarit

52
0
Shares

Një 29-vjeçar është gjetur i vdekur në mes të rrugës nga një kalimtar i rastësishëm në zonën e Ammoudara, Heraklion në Greqi.

Mediat e shtetit fqinj bëjnë me dije se trupi i viktimës i përket një shqiptari 29-vjeçar, ndërsa mjekët kanë pohuar paraprakisht se dyshohet se ka qenë përdorues droge, çka i ka sjellë edhe vdekjen.

Pranë trupit të tij të pajetë janë gjetur gjithashtu edhe prova të marrjes së lëndëve narkotike, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY