Fermerët ‘ndezin’ rrugët në Elbasan: “Të ikë Rama nga Shqipëria, jo fëmijët...

Fermerët ‘ndezin’ rrugët në Elbasan: “Të ikë Rama nga Shqipëria, jo fëmijët tanë”

42
0
Shares

Me mijëra protestues kanë bllokuar rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, duke i bërë thirrje Ramës, të ikë ai nga Shqipëria dhe jo fëmijët e tyre.

Bashkë me protestuesit janë bashkuar edhe shumë fermerë të cilët kanë shprehur të gjithë pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes Rama që sipas tyre po i varëfëron nga dita në ditë.

“Këta bëjnë vetëm propagandë duke ndryshuar emra e inistucioneve, gjasme i shkrijnë, ndërsa edhe ato pak fonde që janë nuk shkojnë kurrë te femeri. Gjasme po bëjnë reforma, por kjo është thjesht për ta ndarë Shqipërinë sipas tepsisë që do kryeministri. Ne e shikojmë se si ndahen investimet, dhe ato nuk ndahen në funksion të ekonomisë.Babëzia e kësa qeveria dhe propagandës së saj është e patolerueshme, por ne nuk jemi në epokën e guri kur nuk kuptojmë”, tha protestuesi.

Protestuesit kanë ndezur edhe disa goma në rrugë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY