Si “avullojnë” lekët nga tenderat në Bashkinë e Tiranës, eksperti i ekonomisë...

Si “avullojnë” lekët nga tenderat në Bashkinë e Tiranës, eksperti i ekonomisë tregon skemën korruptive

201
0
Shares

E keni pyetur ndonjëherë veten se ku shkojnë paratë që qeveria apo pushteti vendos i hedhin në tendera për ndërtimin e rrugës?

Eskperti i ekonomisë Pano Soko ka treguar një rast të mënyrës sesi vidhet nga pushtetarët. Kësaj here nga ana e Bashkisë më të madhe në vend e posaçërisht nga ana e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

I ftuar në emisionin A show të Adi Krastës, ekonomisti ka treguar rrugën e “avullimit” të parave publike përmes fryrjes artificiale të tenderave që bëjnë qeveritarët. Soko ka dhënë rastin e një rruge që nuk kushton më shumë se 250 mijë dollarë, por që në realitet, bashkia e ka tenderuar me një vlerë prej 2 milionë dollarësh… bëhet fjalë për një rrugë vetëm 700 metra të gjatë!

Pano Soko: I paguajmë rrogë kryetarit të Bashkisë 50 mijë euro në 4 vjet dhe i bëjmë një koncert për rikandidimin 500 mijë euro… kohët janë shumë interesante. Bashkia për 4 vjet ka marrë 600 milionë dollarë dhe unë nuk e di se ku janë këto para. Të dalin dhe të tregojnë se ku kanë shkuar paratë.

-Ku kanë shkuar këto para? Si ta kuptoj unë, cili është mekanizmi… që ti i vjedh ne e dimë por si i vjedh?!

Pano: Bëjmë një gjë të thjeshtë. Do luajmë një lojë tenderash. Unë kryetari i Bashkisë, ti “tenderaxhiu”.

Për më tepër ndiqni videon që tregon sesi “ikin” paratë dhe sesa Bashkia e Tiranës e ka tenderuar rrugën 700 metra pranë liqenit artificial të kryeqytetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY