Ish-deputeti i PD: Zgjedhjet me Ramën do të ndalohen me të gjitha...

Ish-deputeti i PD: Zgjedhjet me Ramën do të ndalohen me të gjitha mënyrat”

44
0
Shares

Ish Ministri i Jashtëm Aldo Bumçi është shprehur se nuk do të ketë zgjedhje në qershor.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora neës ish-deputeti i Partisë Demokratike ka deklaruar se s’mund të ketë zgjedhje me një kryeministër që është kapur duke blerë votat e shqiptarëve

Bumçi: Nuk do ketë zgjedhje, jo tentativa. Nuk ka zgjedhje me një parti. Zgjedhjet do ndalohen me të gjitha mënyrat. Nuk do ketë zgjedhje me Edi Ramën. Edi Rama ka dalë me krimin që ka kapur zgjedhjet. Nuk do të ketë zgjedhje me Ramën. Ky vend nuk mund të vazhdojë më në sundimin e një vendi që e ka marrë peng.

Në lidhje me hetimin për pagesat e kryera për lobimin e PD-së në SHBA, Bumçi u shpreh se prokuroria duhet të bëjë publike letërporositë që i kanë ardhur nga Britania e Amerika.

Bumçi: Prokuroria ka dalë me një deklaratë për shumën kur nuk ka një hetim të mbyllur. Ne kërkojmë që prokuroria të bëjë publike përgjigjet nga Britania e Madhe dhe Amerika. Rama është në hall të madhe dhe mendon se do shpëtojë. Ne kërkojmë që Prokuroria t’i bëjë publike letërporositë. Do kuptohet që nuk ka shkelje ligji dhe nuk është nën hetim askush.Ditën që ne mbajmë protestën u thirr zoti Basha në Prokurori. Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY