Çfarë pornografie shikojnë gratë shqiptare

Çfarë pornografie shikojnë gratë shqiptare

323
0
Shares

Pornografia lezbike është kategoria më e shikuar nga gratë në Shqipëri e në botë.

Webfaqja e njohur pornografike Pornhub publikoi statistikat e shikueshmërisë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas (8 mars) duke zbuluar detaje mbi zakonet e shikimit të pornografisë nga gratë. Një nga gjërat më të rëndësishme të raportit të tyre të plotë është se sa e shikuar është pornografia lezbike midis grave. Në fakt, është 151% më e shikuar në mesin e grave sesa tek burrat.

Pornografia lezbike është kategoria më e shikuar e grave në shumë vende, përfshirë Shqipërinë, Australinë, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe shumicën e vendeve të tjera evropiane dhe Amerikën e Veriut. Popullariteti i pornografisë lezbike shihet edhe kur shikohet veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Kjo është kategoria kryesore e shikuar nga gratë në shumicën e 50 shteteve. Sipas Pornhub, kategoria më e shikuar në Kosovë është kategoria MILF, që është më e shikuara edhe nga gratë edhe nga burrat.

Megjithatë, vende të tjera kanë kategori të ndryshme. Në shumë vende aziatike, për shembull, kategoria më e shikuar është pornografia japoneze, ndërsa në Rusi dhe më gjerë, është hentai (pornografi e animuar japoneze). Kategoria më e shikuar në Pornhub Gay është kategoria koreane, duke vazhduar me atë japoneze dhe zezake në vendin e dytë dhe të tretë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY