Barcelona fiton me përmbysje në La Liga, Messi shkëlqen

Barcelona fiton me përmbysje në La Liga, Messi shkëlqen

53
0
Shares

Barcelona siguroi fitore me rezultat 3:1 në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos, e cila u zhvillua në stadiumin Camp Nou, në kuadër të xhiros së 27-të të La Ligës.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, shkëlqeu në këtë ndeshje dhe ia siguroi fitoren skuadrës së tij, përmes një goli dhe një asist, raporton Gazeta Express.

Fillimisht kishte qenë Rayo Vallecano klubi që kishte kaluar në epërsi në këtë ndeshje, përmes golit të shënuar nga lojtari i huazuar nga Real Madridi, Raul te Tomas, në minutën e 24-të të ndeshjes.

Megjithatë, Barcelona iu përgjigj 14 minuta më vonë, duke e barazuar rezultatit, falë golit të Gerard Piques. Këtë gol e asistoi Messi.

Asistimi i golit të Piques nuk ishte i vetmi kontribut që Messi e dha për këtë ndeshje. Ai arriti edhe ta shënojë një gol, nga pika e penalltisë, në minutën e 51-të të ndeshjes.

Në minutën e 82-të të ndeshjes, Luis Suarez ia siguroi Barcelonës fitoren, e cila e kalon Barcelonën përsëri shtatë pikë para Atletico Madridit.

Për paraqitjen e tij të mirë, SofaScore e vlerësoi Messin me notë mesatare 9.1, më të lartën nga të gjithë lojtarët në fushë. /g-express

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY