Eno Popi shpërngulet në Amerikë? Moderatori tregon për të ardhmen e familjes...

Eno Popi shpërngulet në Amerikë? Moderatori tregon për të ardhmen e familjes së tij

732
0
Shares

Ndonëse është shumë i rezervuar për jetën e tij private, as Eno Popi nuk i shpëton dot kuriozitetit të publikut. Sakaq mediat rozë gjithmonë kapin detaje të jetës së tij.

Në muajin maj të vitit të kaluar Eno Popi u  bë baba për herë të parë. Në jetë erdhi një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Liv.

Atena, e dashura e Enos, vendosi që vogëlushen ta lindte në Amerikë, e nisur nga postimet e fundit të mamasë së re, të gjithë menduan se Eno do të shpërngulet atje për të qenë afër tyre.

Megjithatë moderatori i Dilemës, ka mohuar të gjitha thashethemet, duke dhënë një përgjigje zyrtare.

‘Asgjë nuk është e vërtetë. Familja ime është këtu me mua. I kam të gjithë të afërmit këtu: Atena, vajza, babai, vëllai. Të gjithë”, mësohet të ketë thënë Popi për “RevistaWho”. Veç kësaj, Eno e ka mohuar për së dyti lajmin se do të lërë Shqipërinë, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY