Tabaku, derë më derë: Të shtunën të dalim për të ardhmen tonë

Tabaku, derë më derë: Të shtunën të dalim për të ardhmen tonë

53
0
Shares

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, nuk e ka ndalur hapin për të ftuar sa më shumë qytetarë në protestën e 16 Shkurtit.

“Derë më derë të banorëve dhe bizneseve të njësisë 8, – thotë Tabaku. –  Të shtunën më 16 shkurt protestohet për taksat e larta, për çmimin e energjisë dhe jo vetëm kaq. Protestohet për të sjellë edhe një herë shpresën e vrarë vazhdimisht nga kjo mazhorancë. Të shtunën dalim për lirinë tonë dhe për të ardhmen e gjithësecilit prej nesh. Jemi ne që vendosim të ardhmen.

Protestojmë për të jetësuar parimin e qytetarëve të barbartë përpara ligjit; janë dënuar njerëz pse nuk kanë paguar energjinë elektrike dhe nuk po dënohen ato që kapen duke drekuar me të inkriminuar. Kjo kulturë pandëshkueshmërie, kjo kulturë e skllavërimit dhe përçudnimit moral duhet të zhbëhet. Na takon ne që të përkushtohemi në krijimin e një vendi që respekton barazinë përpara ligjit dhe ndërton institucionet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY