Sa shumë të rinj prisnin drogën nga Shqipëria, arrestime në Ferizaj

Sa shumë të rinj prisnin drogën nga Shqipëria, arrestime në Ferizaj

149
0
Shares

Policia e  Ferizajt në Kosovë, tha sot se janë sekuestruar 220 kilogramë marijuanë dhe janë bllokuar 3 makina në dy zona të ndryshme.

Sipas tyre dyshohet se droga vinte nga Shqipëria.

“Janë arrestuar pesë persona për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit duke vepruar si anëtarë të grupit të organizuar mirë, kishin për të kryer vepër penale “’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”. 

“Personat e arrestuar dyshohet se këtë sasi të marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë theksohet se një pjesë e grupit janë në arrati dhe se hetimet janë duke vazhduar. Pesë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY