​Ish-ylli i Anglisë e lavdëron Messin, tallet me renditjen për Topin e...

​Ish-ylli i Anglisë e lavdëron Messin, tallet me renditjen për Topin e Artë

69
0
Shares

Ish-ylli i Anglisë, Gary Lineker, ka ironizuar me Topin e Artë, duke e theksuar edhe njëherë sezonin e mrekullueshëm që e ka pasur ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili u radhit i pesti në garën për Topin e Artë.

Tani që ka përfunduar pjesa e parë e sezonit për pesë ligat e mëdha të Evropës, janë publikuar statistikat për futbollistët që kanë ndikuar më së shumti në skuadrën e tij në ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Futbollisti i cili e dominon secilën kategori është ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, i cili ka pasur më së shumti ndikim te klubi i tij përmes angazhimit të tij gjatë ndeshjeve, transmeton Gazeta Express.

“Golashënuesi më i mirë në top pesë ligat e Evropës gjatë vitit 2018 ishte Messi me 47 gola. Lojtari me më së shumti asiste në top pesë ligat e Evropës gjatë vitit 2018 ishte Messi me 26 asiste. Ai ka shënuar më së shumti gola në gjuajtje të lira në histori të top pesë ligave të Evropës. I pesti në garën për Topin e Artë”, ka shkruan Lineker në Twitter.

Argjentinasi është golashënuesi më i mirë deri tani në këtë sezon, me gjithsej 15 gola të shënuara gjatë 30 ndeshjeve që i ka luajtur. Pas tij radhiten Krzsysztof Piateku i Genoas me 14 gola dhe Kylian Mbappe i Paris Saint-Germainit me 13 gola.

Messi ka arritur të bëjë edhe më së shumti asiste, driblime, pasime, gola nga jashtë zona e portierit, gola nga gjuajtjet e lira, si dhe arriti të krijojë më së shumti raste të mira për të shënuar gol për skuadrën e tij.

Këto statistika bëhen edhe më mbresëlënëse kur theksohet se argjentinasi kishte qenë i lënduar për tri javë gjatë këtij sezoni. Ai e pësoi një lëndim në krahun e tij të djathtë në ndeshjen kundër Sevillës, më 20 tetor të këtij viti.

Messi është lënë jashtë podiumit në garën për Topin e Artë këtë vit, pasi që u radhit vetëm në pozitën e pestë. Çmimin e fitoi Luka Modrici, ndërsa pas tij ishin Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe. /G-Express

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY