Detajet të reja për vrasjen tragjike, vajza dhe djali u goditën nga...

Detajet të reja për vrasjen tragjike, vajza dhe djali u goditën nga dy maska

248
0
Shares

Detaje të reja hedhin dritë mbi ngjarjen tragjike në Laprakë ku një djalë dhe një vajzë iu bë atentat me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat humbi jetën 17-vjeçarja Griselda Gjinkola dhe u plagos rëndë Erjon Denga, 23 vjeç.

Sic raportojnë reporterët nga vendi i ngjarjes, dy të rinjtë ishin në një lidhje dashurie, por kishin vetëm pak kohë bashkë. Në momentin e atentatit ata ishin në një mjet tip ‘Benz A Class’ ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar i janë afruar dhe i kanë qëlluar me breshëri plumbash. Vajza mori 2 plumba në kokë, ndërsa djali në qafë dhe shpatull.

Vajza humbi jetën në spital, ndërsa djali po i nënshtrohet një operacioni. Informacionet më të fundit flasin se djali ka kaluar momentin e rrezikut për jetën. Zona ku ndodhi atentati është mes disa pallateve dhe jo shumë e ndriçuar.

Plumbat kanë goditur edhe automjete të tjera që ishin pranë vendit të ngjarjes, ndërsa ngjarja mund të kishet përmasa edhe më tragjike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY