VIDEO/Policia rrugore monitoron, 235 automjete kapen në shkelje

Ndaje

Policia rrugore në Tiranë ka vijuar me monitorimin e automjeteve dhe shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Së fundmi, Policia njofton se janë konstatuar 235 raste të shkeljeve të rregullave.

NJOFTIMI I PLOTË

Rrugorët e kryeqytetit dhe Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, krahas masave për sigurimin e aktiviteteve masive, në kuadër të aplikimit të formave të ndryshme të kontrollit për përmirësimin e shërbimit të Policisë Rrugore, po vijon çdo ditë patrullimet dhe monitorimet me shërbime që dokumentojnë shkeljet nëpër segmente rrugore dhe kryqëzime të ndryshme për të cilat plotësohen procesverbalet përkatëse për shkeljet e verifikuara nga agjentët verifikues në terren dhe më pas adresimin e tyre sipas adresave që përmban leja e qarkullimit të mjetit të konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga kontrollet policore në formën e patrullimit dhe monitorimit me mjete të uniformuara dhe të pauniformuara në zonat e kryqëzimeve, në rrugët urbane të kryeqytetit janë evidentuar dhe konstatuar 235 mjete të ndryshme në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor për të cilat janë përpiluar procesverbalet e konstatimit të shkeljeve dhe do behet njoftimi zyrtar i tyre, sipas normave të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Të përdorësh rrugën sipas rregullit, gjeneron siguri për veten dhe të tjerët, 👮‍♀ është aty, jo për të ndëshkuar, por për të treguar rëndësinë që ka zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

https://www.facebook.com/policia.al/videos/209413829946680/

Loading...

Leni një përgjigje