Përplaset për vdekje fëmija 12 vjeç, shoferi largohet nga vendngjarja

Ndaje

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në një aks tjetër rrugor.

Një automjet ka përplasur për vdekje një 12 vjeçar në Margegaj, të Tropojës.

Mësohet se  fëmija ka qenë duke dalë nga shkolla në momentin që është përplasur nga mjeti.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendgjarja pas aksidentit. Ndërkohë që identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur. Policia është vënë në ndjekje të autorit.

Pak më parë, një mësuese humbi jetën si pasojë e përplasjes së automjetit në Korçë, ku të plagosur mbetën dhe 5 mësues të tjerë.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje