Vijon protesta tek Unazë e Re, Basha: “Revolta qytetare po vlon kudo...

Vijon protesta tek Unazë e Re, Basha: “Revolta qytetare po vlon kudo në kryeqytet”

64
0
Shares

Protesta e banorëve të Unazës së re ka hyrë sot në ditën e 32 të saj.

Banorët kundërshtojnë shkatërrimin e banesave të tyre, pa dëmshpërblim.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetë të opozitës ishin dhe pasditen e sotme në mbështetje të banorëve të Astirit, të cilët bllokuan rrugën tek Unaza e për të 32 ditë më radhë.

I frymëzuar nga rezistenca e banorëve kundër prishjes së banesave, por edhe protesta e studentëve kundër rritjes së tarifave dhe pagesës për lëndët e mbartura, Basha pati një mesazh: Të gjithë bashkë kundër të keqes.

Basha: Revolta qytetare po vlon kudo në kryeqytet.

Kryedemokrati nuk dha një përgjigje direkte nëse do të vihet në krye të një protestë mbarëkombëtare, por tha se opozita do të jetë në krah dhe në ballë të çdo proteste të qytetare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY