Pasuri e dyshimtë, prokurori Ramadan Troci në “filtrin” e vetingut

Pasuri e dyshimtë, prokurori Ramadan Troci në “filtrin” e vetingut

89
0
Shares

Ka nisur seanca dëgjimore për Prokurorin Ramadan Troci. Ai do të hetohet me përparësi nga KPK pasi është edhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Troci nuk është i pranishëm në seancë, por do të përfaqësohet nga avokati i tij, Ardian Leka.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thotë se për pasurinë ILDKPKI ka dorëzuar një raport, sipas të cilit Troci ka kryer deklarim jo të saktë.

Sipas ILDKPKI është konstatuar se deklarimi nuk është i saktë në përputhje me ligjin, pasi ka fshehje të pasurisë dhe ka bërë deklarim të rremë.

“KPK kreu hetim te thelluar te pasurise se prokurorit Troci. Sipas hetimit te KPK, pasurite qe iu nenshtruan hetimit administrativ jane: apartament banimi 108.7 m2 te ndodhur ne Kashar. Si burim i blerjes se kesaj pasurie jane deklaruar 2.8 mln leke kursime nga ai dhe bashkeshortja dhe kredi 2.5 mln leke. Konstatohet se ne mars 2011 ai ka porositur apartament. Ne dhjetor 2011 eshte lidhur kontrata me shoqerine per 5.4 mln leke”, ka deklaruar relatorja Qirko.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY