VIDEO/Grekët në Bularat provokojnë: Gjaku na thërret të djegim shqiptarin

Ndaje

Vijon të ketë provokime për shqiptarët gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinas Katsifas.  Sipas gazetarëve të vendit tonë që ndodhen në ambjentet e jashtme të Kishës, nuk janë lejuar të hyjnë për të ndjekur ceremoninë.

Ndërkohë, me  veshje ushtarake dhe i mbuluar me flamur grek, arkivoli i Kostandinos Kacifas doli nga banesa rreth orës 13:15 minuta.

Janë disa qindra grekë që u mblodhën në fshatin Bularat, për t’i dhënë lamtumirën e fundit ekstremistit grek, teksa mbanin në krahë arkivolin e tij.

Kortezhi udhëhiqej nga një flamur i madh grek dhe nuk munguan thirrjet nacionaliste dhe fyese ndaj shqiptarëve, si:

Gjaku na thërret të djegim shqiptarin

Shqiptarë të poshtër.

Zjarr kundër qenve shqiptarë.

Gazetarët shqiptarë janë të poshtër.

Ceremonia mortore e ekstremistit grek që qëlloi mbi RENEA-n. Bëhen thirrje antishqiptare

Ceremonia mortore e ekstremistit grek që qëlloi mbi RENEA-n. Bëhen thirrje antishqiptarePër më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sot-lamturmira-kacifasin-dy-autobuse-nga-athine-mberrijne-ne-bularat

Publiée par Ora News sur Jeudi 8 novembre 2018

Leni një përgjigje