Tsipras reagon pas varrimit të Kaçifas: “Minoritetit ka të drejtë të zemërohet…”

Ndaje

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka reaguar pas ceremonisë mortore të ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas.

Në një intervistë në televizionin Alfa, Tsipras tha se ajo që ndodhi në 28 tetor ishte një ngjarje e rëndë. Ai tha Greqia ka bërë gjënë e duhur që ditën kur ndodhi ngjarje.

Ai shprehet se pala shqiptare i ka premtuar për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa thotë se dialogu duhet të vazhdojë për të drejtat e minoritetit.

Tsipras: Sot është ditë zie për familjen Kaçifa dhe minoritetin. Hidhërimi e zemërimi i tyre janë të drejta. Do të na jepet një raport i plotë për shkaqet e kësaj ngjarje të padëshirueshme. Duhet të bëjmë hapat që t’i jepen minoritetit në Shqipëri gjithë sa u takojnë.

Leni një përgjigje