Kryemadhi në Universitetin e Pekinit: Shqipëria potencial të madh në fushën e...

Kryemadhi në Universitetin e Pekinit: Shqipëria potencial të madh në fushën e turizmit

71
0
Shares

Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi paraqiti potencialin e madh të Shqipërisë në fushën e turizmit dhe nevojën për aftësim profesional në këtë sektor. Gjatë fjalës së saj në Universitetin e Pekinit, ajo u shpreh se sektori i turizmit është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, ndërkohë që ende kemi një mungesë të madhe në edukimin e profesionistëve në këtë fushë.

“Stafi drejtues i Universitetit vlerësoi angazhimin e LSI në fushën e arsimit dhe rinisë dhe shprehen interesin për të thelluar bashkëpunimin me Universitetet shqiptare në fushën e përgatitjes së kapaciteteve në sektorin e turizmit,thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të LSI.

Mendimet kryesore u hodhën për të ngritur forume të përbashkëta të pedagogëve, studentëve dhe sipërmarrësve si edhe hartimin e një platforme shkëmbimesh me Universitetet në Tiranë.

Kryemadhi ndoqi me vëmendje aktivitetet e studentëve të Universitetit dhe demonstrimet në kulinari e mikëpritje. Kryetarja e LSI ftoi Universitetin e Unionit të Pekinit të vizitojnë Shqipërinë me qëllim fillimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi me Universitetet shqiptare. Instituti Konfuci është gjithashtu një platformë e shkëlqyer nëpërmjet të cilit mund të nxisim bashkëpunimin. Gjithashtu  znj. Kryemadhi vlerësoi punën e jashtëzakonshme që është bërë nga Ambasada e Kinës në Tiranë për të promovuar marrëdhëniet ndërmjet dy vende dhe për të nxitur me shumë investimet në Shqipëri.

Vitin që vjen në Tiranë do të mbahet edhe konferenca e radhës e Aleancës së Turizmit në Kuadër të platformës 16+1 që është një mundësi shumë e mirë për të promovuar Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY