Autobusi i linjës Tiranë-Gjermani, ja cfarë u gjet në sediljet e dy...

Autobusi i linjës Tiranë-Gjermani, ja cfarë u gjet në sediljet e dy emigrantëve

124
0
Shares

Dy persona u arrestuan në autobusin e linjës Tiranë-Gjermani pasi në dy sedilejt që ata ishin vendiosur kishin fshehur edhe një sasi kanabis sativa. Arrestimet u kryen në pikën e Muriqanit në Shkodër ndërkohë që në të njëtën pikë kalimi kufitar u ndalua edhe një makinë dhe u arrestua pronari I saj.

Më poshtë vijon njoftimi I policisë për arrestimet dhe emrat.
Nga shërbimet e Policisë Kufitare të P. K. K. Muriqan ne D. V. K. M Shkodër u arrestuan në flagrancë shtetasi:
M.K, 54 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i tij u bë pasi është paraqitur në P. K. K. Muriqan në dalje të RSh, me mjetin e tij tip Benz, ku nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë u gjetën dhe u sekuestruan 23 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa

Gjithashtu në P. K. K. Muriqan u arrestuan shtetasit, E. M. 31 vjeç, banues në Durrës dhe A. B. 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin e linjës Shqipëri-Gjermani në sediljen e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuastrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasit Maliq Kruja, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, ndërsa në ngarkim të shtetasve E. M. dhe A. B. u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY